SUDAN | SULM ME DRON NË NJË DASMË NË DARFUR; TË PAKTËN 30 TË VDEKUR; PATI GRA DHE FËMIJË MES VIKTIMAVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 minutes ago
- 1 min read
Darfur, Sudan | “Një sulm me dron në qytetin Kutum, në rajonin Darfur të Sudanit, goditi një vend dasme, duke vrarë të paktën 30 civilë, përfshirë gra dhe fëmijë”.
Kështu njoftoi z. Stefan Dujarrik (Stephane Dujarric), zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.
Sulmi është i fundit në një seri përleshjesh intensive me dronë midis ushtrisë dhe Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë, të cilat, kanë qenë në luftë që nga prilli i vitit 2023.
“Ne përsërisim se sulmet me dronë kundër civilëve dhe infrastrukturës civile janë të papranueshme”, tha zëdhënësi Dujarrik.
“Civilët dhe infrastruktura civile duhet të mbrohen, në përputhje me ligjin ndërkombëtar humanitar”, tha ai.
Në Kordofanin Jugor, përleshjet rreth qytetit të Dilling-ut, të cilat, filluan të hënën e kaluar, thuhet se kanë vrarë 47 civilë dhe kanë plagosur dhjetëra të tjerë.
Operacionet e ndihmës vazhdojnë të ndërpriten, me rrugët kryesore të furnizimit të bllokuara, gjë që na pengon të përgatisim furnizime thelbësore me furnizime mjekësore, ushqim dhe ujë përpara sezonit të shirave, i cili, zakonisht fillon në qershor.
“Çmimet e karburantit janë rritur ndjeshëm, duke përkeqësuar më tej nevojat humanitare që tashmë janë të ashpra”, përfundoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)







Comments