top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SUDAN | SULM ME DRON MBI NJË ÇERDHE; 50 TË VDEKUR (MES TYRE 33 FËMIJË).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 10 hours ago
  • 1 min read
ree

Kartum, Sudan | Një sulm me dron në qytetin Kalogi, në rajonin Kordofan të Sudanit, thuhet se goditi një çerdhe, duke vrarë të paktën 50 veta, përfshirë 33 fëmijë.


Enti mediatik britanik “BBC” raportoi se Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) - grupi paramilitar që lufton ushtrinë në luftën civile të Sudanit - janë akuzuar për sulmin nga një organizatë mjekësore, Rrjeti i Mjekëve Sudanezë dhe ushtria.


RSF-ja, nga ana tjetër, akuzoi ushtrinë se të premten me një sulm me dron shënjestroi një treg në Darfur, duke synuar një depo karburanti në pikën kufitare Adre me Çadin.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page