top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SUDAN | 60 VETA MBETËN TË VDEKUR NDËRSA DRONËT E FORCAVE PARAUSHTARAKE TË MBËSHTETJES SË SHPEJTË (RSF) SULMUAN NJERËZIT E ZHVENDOSUR NË DARFUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 12
  • 1 min read
ree

Port, Sudan | Në Sudan, të paktën 60 civilë janë vrarë, sipas një numri të përkohshëm, në një sulm me dron në një qendër për personat e zhvendosur në El-Fasher, Darfur.


Sipas një OJQ-je vendore, sulmet me dron u nisën nga Forcat paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), të cilat, kanë qenë në luftë për dy vjet e gjysmë me ushtrinë e rregullt, e cila, ende kontrollon qytetin e Darfurit.


Komitetet e rezistencës së El-Fasher-it thanë se paraushtarakët e RSF-it kryen dy sulme me dron dhe qëlluan tetë predha artilerie në kampin Dar al-Arqam, i cili, ndodhet brenda një universiteti.


Ata kishin raportuar më parë një numër prej 30 të vdekurish, por thanë se shumë viktima ishin bllokuar në strehimore nëntokësore.


Fëmijë, gra dhe të moshuar u vranë me gjakftohtësi dhe shumë u dogjën plotësisht”, u tha në deklaratë, duke u ankuar se bota mbetet e heshtur.


El-Fasher është qyteti i fundit i madh në rajonin e gjerë të Darfurit që është ende jashtë kontrollit të plotë të RSF-së, në luftën e përgjakshme kundër ushtrisë sudaneze që filloi në muajin prill të vitit 2023.


Në javët e fundit, paraushtarakët kanë marrë kontrollin e shumë zonave të El-Fasher-it.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page