top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI I SUDANIT TË JUGUT SALVA KIIR SHKARKOI MINISTRIN E FINANCAVE ATHIAN DIING ATHIAN DY MUAJ PAS MARRJES SË DETYRËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 21 hours ago
  • 1 min read
ree

Juba, Sudan i Jugut | Presidenti i Sudanit të Jugut, Salva Kiir, ka shkarkuar ministrin e financave të vendit pak më shumë se dy muaj pasi e emëroi, duke zgjeruar një ndryshim të vazhdueshëm të posteve kyçe të kabinetit në vendin më të ri në botë.


Korporata e Transmetimeve të Sudanit të Jugut njoftoi vonë të hënën se Presidenti Kiir e kishte shkarkuar z. Athian Diing Athian nga pozicioni i tij si Ministër i Financave, duke emëruar në vend të tij z. Barnaba Bak Çol (Chol).


Analistët thonë se Presidenti Kiir riorganizon rregullisht radhët e ushtrisë dhe qeverisë së Sudanit të Jugut për të ruajtur kontrollin, ndërsa përballet me konflikt të armatosur dhe spekulime brenda vendit në lidhje me pasardhësin e tij përfundimtar.


Presidenti Kiir ka udhëhequr një qeveri kalimtare në kombin e varfër dhe të përçarë që nga pavarësia nga Sudani në vitin 2011.


Zgjedhjet e planifikuara janë shtyrë dy herë dhe Zv/Presidenti i Parë Riek Makar (Machar), rivali kryesor i Presidentit Kiir gjatë luftës civile 2013-2018, u akuzua këtë vit për tradhti.


Ai nuk u dha asnjë arsye për ndryshimin e tetë të ministrit të financave që nga viti 2020.


Z. Barnaba Bak Çol (Chol) më parë e mbajti këtë pozicion për rreth gjysmë viti derisa u shkarkua në muajin mars të vitit 2024.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page