KRYQI I KUQ: 5 VULLNETARË SUDANEZË U VRANË NË SHTETIN E KORDOFANIT; 3 TË TJERË U ZHDUKËN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 hours ago
- 1 min read

Gjenevë, Konfederata e Zvicrës | Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe raportoi se pesë vullnetarë të Gjysmëhënës së Kuqe sudaneze u vranë ndërsa ishin në detyrë në Bara, shteti i Kordofanit të Veriut dhe se tre të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Rajoni i Kordofanit ishte një fushëbetejë e madhe në luftën civile sudaneze.
“Ata u identifikuan qartë nga jelekët e Gjysmëhënës së Kuqe që mbanin veshur, të cilët, duhet t'u ofrojnë atyre mbrojtje të plotë, dhe mbanin karta identifikimi të lëshuara nga dega lokale. Çdo sulm ndaj ekipeve humanitare është i papranueshëm”, tha IFRC në një deklaratë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments