top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SPANJË | KALAJA KOLOMARES.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 17, 2023
  • 1 min read

Spanjë | Kalaja Kolomares (Colomares) është një monument spanjoll i ndërtuar midis viteve 1987 dhe 1994.


E vendosur në Benalmadena pranë Kosta del Sole (Costa del Sole), në provincën e Malaga, ajo i kushtohet Kristofer Kolombit (Christopher Columbus) dhe zbulimit të vërtetë të Amerikës, tashmë të arritur nga udhëtari Amerigo Vespuçi (Amerigo Vespucci), nga i cili merr emrin, por e ngatërruar prej tij me Azinë Lindore.


Format ekstravagante të ndërtesës, e cila, nuk është një kështjellë e vërtetë, janë për shkak të përzierjes së stileve të ndryshme arkitekturore mesdhetare, që kanë ndikuar në kulturën spanjolle; ndër të ndryshmet dallohen neogotike, neo-romane dhe neo-bizantine.


Vepëra e Esteban Martinit, i ndihmuar nga dy muratorë vendas, është ndërtuar kryesisht me gurë, beton dhe tulla, e rrethuar me kopshte dhe e pasur me bimësi.


Ka gjithashtu një mori simbolesh që i referohen krishterimit, judaizmit, islamit dhe monarkëve të katolicizmit.


Ajo ofron pamje mahnitëse të Detit Mesdhe, dhe kodrës në të cilën ndodhet.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page