top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SKANDAL NË SHQIPËRI | PUSHTETI GJYQËSOR TRASHËGOHET NGA BREZI NË BREZ; PINJOLLËT E POPULLIT TË THJESHTË TRASHËGOJNË BISHTIN E LOPATËS; PINJOLLËT E GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE TË KORRUPTUAR KOLLTUQET.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 23
  • 2 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Pinjollët e Popullit të thjeshtë trashëgojnë lopatën (me gjithë bisht).


Pinjollët e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, spiunë dhe shërbëtorë të lidhur fund e krye (kokë, këmbë e bythë) me Agjenturën e Krimit Ordiner dhe të bërë milionerë/e nga shpërdorimet e detyrave nëpërmjet korrupsionit; nëpërmjet lëshimit të indulgjencave penale ndaj llumit dhe ndaj turpit të shoqërisë shqiptare, që u përjashtuan nga Pushteti Gjyqësor falë Reformës Gjyqësore (e njohur rëndom si Reforma në Drejtësi) po trashëgojnë kolltuqet në zyrat e Gjykatave dhe të Prokurorive, e thënë me fjalë të tjera, po zënë vendet dhe funksionet që lanë vakante prindërit, xhaxhallarët, dajollarët, hallat dhe tezet e tyre kripto-kriminelë/e ordinerë/e; një pjesë e të cilëve/cilave, tashmë, paturpësisht, dalin nëpër banaqet televizive ku mbajnë leksione dhe ligjërata (në të njëjtën mënyrë si kurvat dhe baxhellat që punojnë në bordello, kur mbajnë predikime mbi moralin dhe mbi nderin) mbi mënyrat se si mund të ndreqet situata me rendin publik (e cila - edhe falë kontributit të tyre kriminal - është pothuaj tërësisht jashtë kontrollit të autoriteteve shtetërore).


Tashmë, pas disa muajsh (rreth tre) pritje pas emërimit, 42 magjistratë të rinj që përfunduan këtë vit Shkollën e Magjistraturës janë caktuar në detyra nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.


Ata u emëruan zyrtarisht në datën 31 korrik të vitit 2025, por, detyrat i morën dje.


Ata/ato do të ushtrojnë funksione kryesisht në 11 Gjykata të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në mbarë territorin e Republikës së Shqipërisë.


Ceremonia e betimit pritet të zhvillohet së shpejti.


Këshilli i Lartë Gjyqësor ndër të tjera deklaroi se:

1- Emërimi i magjistratëve është bërë brenda afatit ligjor, por shpërndarja e tyre në gjykata u vonua për shkak të procedurave të transferimeve dhe ngritjes në detyrë të gjyqtarëve aktualë”.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page