VATIKAN | PAPA LEO XIV-të: BESIMI I KRISHTERË NUK DO TË JETË KURRË ARMIQËSOR NDAJ BOTËS DHE KULTURËS.

Vatikan | “Kisha nxit kulturën sepse ajo është një e mirë në vetvete, është një shërbim për njerëzimin dhe për përmbushjen e thirrjes së tij në tokë.
Për këtë arsye, 'Gaudium et Spes' i kërkon bashkësisë ndërkombëtare të sigurojë që të gjithë të kenë qasje në të mirat themelore kulturore, duke kapërcyer analfabetizmin dhe mungesën e arsimit”.
Kështu tha Papa Leo XIV-të ndërsa rifilloi serinë e katekizmave mbi “Dokumentet e Koncilit të Dytë të Vatikanit”, duke e përqendruar meditimin e tij në temën: “Kushtetuta Gaudium et Spes”.
“Të gjithë ata që janë të aftë të hyjnë në arsimin e lartë, pohon me guxim Koncili duhet të jenë në gjendje ta bëjnë këtë në mënyrë efektive.
Për më tepër, është detyrë e të gjithëve të sigurojnë që pjesëmarrja e duhur dhe e nevojshme e grave në jetën kulturore të njihet dhe të promovohet.
Kushtetuta ‘Gaudium et Spes’, na rekomandon të mos e jetojmë besimin tonë në një frymë kundërshtimi ose armiqësie ndaj botës, kulturës dhe shprehjeve të saj njerëzore.
Prandaj, besimtarët duhet të jetojnë në bashkimin më të ngushtë me njerëzit e kohës së tyre dhe të përpiqen të kuptojnë në mënyrë të përsosur mënyrat e tyre të të menduarit dhe të të ndjerit, ndërsa shprehen përmes kulturës.
Arritja e një sinteze të pjekur dhe të përgjegjshme midis besimit dhe kulturës është, në fakt një kusht i domosdoshëm për të këmbëngulur në thirrjen e krishterë, por edhe një kërkesë e domosdoshme për t’ia dëshmuar besimin botës dhe për t’ua komunikuar atë të tjerëve në një mënyrë të besueshme”, - tha Papa Leo XIV-të.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit








Comments