top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BYROJA KOMBËTARE E HETIMIT (BKH) SHPALLI VAKANCAT PËR 10 VENDE TË LIRA PUNE PËR FUNKSIONIN E OFICERIT TË POLICISË GJYQËSORE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 10 hours ago
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) shpalli procedurat për mbushjen me personel të 10 pozicioneve për funksionin oficer i Policisë Gjyqësore në Byronë Kombëtare të Hetimit.


Sipas njoftimit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) 10 pozicionet vakante ofrohen për të gjithë punonjësit që gëzojnë statusin e Oficerit të Shërbimeve të Policisë Gjyqësore në institucionet si më poshtë vijon:

1- Një (1) oficer nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit;


2- Një (1) oficer nga Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar, Sektori për Hetimin e Krimit të Organizuar, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit;


3- Një (1) oficer nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetikë, Sektori për Hetimin e Krimit Kibernetikë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit;


4- Një (1) oficer nga Drejtoria e Antiterrorit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit;


5- Një (1) oficer nga Departamenti i Kufirit dhe Migracionit;


6- Një (1) oficer nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore;


7- Dy (2) oficerë nga Drejtoria e Hetimit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve;


8- Dy (2) oficerë nga Drejtoria e Hetimit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.


Afati kohor për dorëzimin e dokumenteve nga kandidatët është data 30 tetor 2025.


Për gjithçka tjetër lidhur me dokumentacionin apo kërkesat e posaçme, lexo duke trokitur (klikuar) 👉 këtu.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page