ITALI | MINISTRJA PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ELISA SPIROPALI U TAKUA ME HOMOLOGUN ITALIAN ANTONIO TAJANI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 10 hours ago
- 1 min read

Romë, Itali | Me ftesë të Zv/Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, po merr pjesë në Edicionin e XI-të të Dialogut Mesdhetar MED, të bashkorganizuar nga Instituti Italian për Studime Politike Ndërkombëtare (ISPI) dhe Ministria Italiane për Punët e Jashtme dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar.
“Forcojmë projektet e përbashkëta mes Shqipërisë dhe Italisë duke filluar nga energjia, interkonektiviteti, infrastruktura digjitale, industria, investimet dhe sektorë me vlerë të shtuar.
Një miqësi që ka rrënjë të forta dhe vizion të përbashkët për të ardhmen”, deklaroi Ministrja Spiropali.
Përgjatë konferencës vjetore të Dialogut Mesdhetar MED, Ministrja Spiropali do të jetë folëse kryesore në dy panele më përfaqësues të lartë të qeverive të tjera.
Dialogu Mesdhetar (MED) është një konferencë vjetore e nivelit të lartë që fokusohet në sfidat dhe mundësitë gjeopolitike në rajonin e gjerë të Mesdheut.
Qëllimi i saj është të promovojë një agjendë pozitive për Mesdheun përmes dialogut shumëpalësh, rishikimit të qasjeve tradicionale ndaj sigurisë rajonale, prosperitetit, migracionit dhe lidhjeve kulturore, si dhe luftimit të fragmentimit përmes diskutimeve gjithëpërfshirëse ndërmjet qeverive, shoqërisë civile, akademisë, biznesit dhe medias.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments