PORTO RIKO | NJË ISH-BAZË USHTARAKE PRITET TË PËRDORET PËR TË EKZEKUTUAR OPERACIONIN PËR ARRESTIMIN E ISH-DIKTATORIT TË KUQ TË KUBËS RAUL KASTRO (CASTRO).

San Juan, Porto Riko, Amerikë | Ish-baza detare amerikane në Ruzvellt Rouds (Roosevelt Roads), në komunën e Seibës (Ceiba), Porto Riko (ky i fundit territor amerikan), mund të përdoret nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si një zonë përgatitore për një operacion të mundshëm ushtarak në Kubë që synon arrestimin e ish-presidentit Raul Kastro (Castro).
Kjo mundësi u ngrit nga nënkryetari i Senatit të Porto Rikos, Karmelo (Carmelo) Rios, gjatë një seance dëgjimore publike mbi të ardhmen e objektit, e cila u pezullua për arsye sigurie kombëtare.
Sipas agjencisë vendore të lajmeve “Primera Hora”, senatori diskutoi informacion të klasifikuar në lidhje me një urdhër arresti për ish-presidentin Kastro (Castro) të lëshuar më 16 tetor nga një gjyqtar federal në Maiemi (Miami) të ShBA-ës.
Ish-presidenti Kastro (Castro) akuzohet për komplot për të kryer vrasje të shkallës së parë në lidhje me rrëzimin në vitin 1996 të dy aeroplanëve që i përkisnin organizatës “Vëllezërit e Shpëtimit”, ku mbetën të vrarë tre shtetas amerikanë dhe një banor i përhershëm i ShBA-ës.
Senatori Rios pretendoi një rol logjistik për Porto Rikon të ngjashëm me atë që luajti në operacionet kundër ish-presidentit Nikolas (Nicolás) Maduro në Venezuelë.
Seancat dëgjimore do të rifillojnë javën e ardhshme pas sqarimeve të mëtejshme nga autoritetet federale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit











Comments