SI T’I NJIHNI HULIGANËT NË PROTESTË? | NJIHUNI ME TIPARET E TYRE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 30, 2023
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Pothuajse në çdo tubim të qytetarëve serbë në Kosovë, veçanërisht në ato kundër pushtetit legjitim të institucioneve të Republikës së Kosovës, shfaqen grupe të caktuara që kanë disa qëllime, ato që lidhen me provokimin e të pranishmëve, shkaktimin e dhunës ndaj Policisë së Kosovës, ndaj entiteteve paqeruajtëse ndërkombëtare, dhe njëkohësisht, shkaktimin e kaosit, pa asnjë arsye apo motiv të ligjshëm. Shenja me të cilat mund të dallohen.
Bëhet fjalë për grupe të rinjsh në të zeza, në veshje identike. Fjala është për grupet e huliganëve, të përbërë kryesisht nga tifozë të fraksioneve të ndryshme. Këta djem janë të veshur njësoj, kryesisht me kapela të zeza, të veshur me të zeza, me të njëjtin prerje flokësh dhe të njëjtën sjellje banditësh. Këta janë kriminelë të regjistruar në lidhje me partitë, në radhë të parë me partitë serbe në pushtet, pastaj me policinë serbe.
Këta burra, kryesisht të rinj, i kryejnë pa diskutim detyrat që ju ngarkojnë partitë serbe, dhe se në këmbim marrin privilegje, kryesisht pezullime të ndjekjeve penale, por edhe pare kesh.
Ata kanë një motiv të fortë, që lidhet me mbrojtjen e vetëvets nga ndjekjet penale, sepse vazhdimisht bëjnë krime dhe shkelin ligjet. Duke filluar nga mënyra e dyshimtë që ata marrin paratë dhe më pas dhuna e tyre. Këta janë burra që i përkasin ose grupeve të tifozëve, ose grupeve të tjera të dhunshme, ky është aktiviteti i tyre i përditshëm, dhe ata janë krenarë për këtë. Nuk dihet sa janë, por sigurisht që janë të shumtë.
Ata bëjnë siç u thotë “shefi”.
Siç u thuhet, ashtu do të veprojnë. Ata janë banditë të trajnuar që përdorin gjithçka për të përfunduar detyrën, ndaj nuk ngurrojnë të përdorin shkopinj, madje edhe armë. Ata janë falur për veprimet e tyre kriminale, dhe për fat të keq, sipas traditës nga vitet nëntëdhjeta, ata kanë edhe distinktivë – ca prej punonjësish sigurie, ca prej punonjësish policie, imitime që janë të vështira për t’u dalluar, dhe zyrtarisht janë ndihmës të policisë për turmat kur ka demonstrata dhe protesta edhe në Serbi. Qeveria i përdor edhe kur ka nevojë të prishë një protestë për arsye private. Ata janë praktikisht entitet para-ushtarak ose para-policor.

___.png)

















Comments