SHUMICA MIRATOI NDRYSHIME NË LIGJIN E PRIVATIZIMIT: PRONA SHTETËRORE MUND TË KËMBEHET ME PASURI PRIVATE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 14, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Komisioni parlamentar i Ekonomisë miratoi një ndryshim në ligjin e privatizimit të objekteve të rëndësisë së veçantë, që datonte nga viti 2008.
Në ndryshimet e këtij ligji përcaktohet se privatizimi mund të bëhet në forma të ndryshme nëpërmjet shitjes me ankand ose tjetërsimit.
Gjithashtu thuhet se prona shtetërore mund të shkëmbehet edhe me pasuri private.
Kjo kompetencë me ligjin e ri do t’i kalojë Ministrisë së Ekonomisë nga Financat.
Më tej një tjetër nen i ligjit përcakton edhe shembjen e objekteve shtetërore në funksion të zhvillimit.
Nëse është dhënë leja e ndërtimit në një zonë ku preken edhe objekte shtetërore, subjektit privat i jepet e drejta t’i prishë.
Kjo nismë e deputetit Eduard Shalsi u miratua në komision me votat e socialistëve.
Opozita kritikoi duke thënë se qeveria po i heq përgjegjësitë nga vetja nga frika e institucioneve të drejtësisë penale.
Pasi të kalojë komisionet përkatëse për dhënie mendimi, projektligji pritet të votohet në seancë plenare, me shumicë të thjeshtë votash nga shumica në pushtet.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


































