top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHUMICA E VENDEVE ANËTARE TË BASHKIMIT EUROPIAN JANË DAKORD ME HEQJEN E MASAVE NDAJ REPUBLIKËS SË KOSOVËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 24, 2024
  • 4 min read
ree

Bruksel, Belgjikë | Bashkimi Europian i është afruar heqjes së masave kufizuese ndaj Republikës së Kosovës, të vendosura para një viti nga ana e Komisionit Europian, si pasojë e përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës.

 

Masat përfshinin: pezullimin e përkohshëm të grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe pezullimin e vizitave bilaterale, pezullimin nga programimi i fondeve për Kosovën, të cilat, ishin paraparë të dorëzoheshin përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor dhe IPA 2024 (Intrumentet e Para-Anëtarësimit).

 

Por, pas masave ndëshkuese, Republika e Kosovës mbeti jashtë granteve që BE-ja miratoi në korrik të vitit të kaluar, në vlerë prej 2.1 miliardë €.

 

Radio Evropa e Lirë nga disa burime diplomatike në BE mëson se shumica e madhe e vendeve anëtare janë në favor të heqjes së të gjitha masave, ndërsa një numër më i vogël i shteteve do që heqja e tyre të bëhet në mënyrë graduale.

 

Kundër heqjes së masave, sipas këtyre burimeve, nuk është shprehur asnjë vend anëtarë i BE-së.

 

Kjo përshtypje është vërejtur në diskutimin e fundit që është zhvilluar në BE të martën mbrëma për situatën aktuale në Kosovë.


Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page