top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS: VEPRIME TË KOORDINUARA ME SHBA-ës NË LUFTËN KUNDËR TRAFIKUT TË DROGËS | DELEGECION MEKSIKAN I NIVELIT TË LARTË VIZITOI UASHINGTONIN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 28, 2025
  • 1 min read

Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Meksika dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të ndërmarrin veprime të koordinuara kundër trafikut të drogës.

 

Qeveria meksikane e njoftoi këtë pas bisedimeve në Uashington midis Ministrit të Jashtëm Juan Ramón de la Fuente dhe sekretarit të Shtetit Marko (Marco) Rubio, ndërsa presidenti Tramp (Trump) kërcënoi se do të vendoste tarifa ndaj Meksikës duke filluar nga 4 marsi 2025.

 

Këto veprime do të zbatohen në javët dhe muajt e ardhshëm, me qëllim forcimin e luftës kundër krimit të organizuar në të dy vendet, me objektivin qendror të reduktimit të vdekjeve për shkak të fentanilit dhe ndalimit të trafikut të paligjshëm të armëve amerikane”, njoftuan autoritetet meksikane, sipas entit mediatik “Infobae”.

 

Delegacioni meksikan i kryesuar nga ministri i Jashtëm, sekretari i Sigurisë, Omar Garsia Harfuk (García Harfuch) dhe prokurori i Përgjithshëm i Republikës, Alejandro Gertz Manero, i prezantoi sekretarit amerikan të Shtetit Rubio dhe sekretares amerikane të Drejtësisë, Pam Bondi, përparimin e arritur në konfiskimet, arrestimet dhe operacionet.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page