SHBA-ës | SEKRETARI I LUFTËS PIT HEGSËTH (PETE HEGSETH): DUAM PARTNERË JO PROTEKTORATE; KËTË DUHET TA MBAJË PARASYSH EVROPA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 42 minutes ago
- 1 min read
Singapor | “Epoka e subvencionimit të mbrojtjes së kombeve të pasura nga ShBA-ës ka mbaruar.
Ne kemi nevojë për partnerë, jo për protektorate.
Ne kërkojmë aleanca të bazuara në përgjegjësi të përbashkët, jo në varësi të përbashkët”.
Kështu tha Sekretari amerikan i Luftës Pit Hegsëth (Pete Hegseth), duke folur në Singapor, ku lëshoi një paralajmërim për Evropën, vendet e së cilës nuk e kanë bërë pjesën e tyre.
“Aleancat duhet të zhvillohen pa drama apo moralizime dhe Evropa duhet ta marrë parasysh.
Administrata Tramp (Trump) do t'i japë përparësi bashkëpunimit me aleatët model, ata që dëshmohen më të aftë, me mendje të kthjellët dhe të gatshëm për të mbrojtur interesat e tyre kombëtare”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments