top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHBA-ës | SEKRETARI I LUFTËS PIT HEGSËTH (PETE HEGSETH): EKZISTON ALARM I JUSTIFIKUAR NË AZI-PAQËSOR PËR SHKAK TË FORCIMIT USHTARAK TË KINËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 38 minutes ago
  • 2 min read

Singapor | Në Azi-Paqësor, ekziston alarm i justifikuar për forcimin ushtarak të Kinës”.


Kështu tha Sekretari i Luftës Pit Hegsëth (Pete Hegseth), duke folur në “Dialogun Shangri-La” në Singapor, tha se kur e shohim rajonin sot, shohim alarm të justifikuar për forcimin historik ushtarak të Kinës dhe zgjerimin e aktiviteteve të saj ushtarake në rajon dhe më gjerë.


Uashingtoni nuk kërkon një përballje të panevojshme në rajon por një ekuilibër të favorshëm dhe të qëndrueshëm të fuqisë, në të cilin asnjë shtet, përfshirë Kinën, nuk mund të imponojë hegjemoninë e tij ose të rrezikojë sigurinë dhe prosperitetin e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj.


Ai pohoi se Uashingtoni kërkon një ekuilibër vërtet të qëndrueshëm, një që u sjell dobi si amerikanëve ashtu edhe aleatëve.


Dialogu Shangri-La” në Singapor është forumi më i rëndësishëm i sigurisë në Azi, i cili bashkon zyrtarë të lartë të mbrojtjes dhe ekspertë nga rreth 45 vende, duke ofruar një mundësi të rrallë për debat të hapur dhe të drejtpërdrejtë dhe diplomaci me dyer të mbyllura.


Themeli i çdo partneriteti qëndron në përputhjen e interesave kombëtare dhe ShBA-të do të miratojnë një qasje të fortë, diskrete dhe të qartë ndaj aleancave, duke lavdëruar vende të tilla si Filipinet, Australia, Indonezia, Malajzia dhe Singapori për rritjen dhe ndarjen e barrës së mbrojtjes dhe aleancave”, tha ai, duke lavdëroi Vietnamin dhe Indinë për përmirësimin e gatishmërisë së tyre ushtarake.


Pavarësisht se deklaroi se marrëdhëniet ShBA-Kinë janë më të fortat që kanë qenë prej kohësh, përfshirë edhe në aspektin ushtarak, Sekretari i Mbrojtjes drejtoi gjithashtu kritika ndaj Pekinit, i cili synon të ndryshojë status quo-në në rajon.


Homologu i tij kinez Dong Jun nuk mori pjesë në ngjarjen e Singaporit për të dytin vit radhazi.


Pekini në vend të kësaj dërgoi një ekip ekspertësh dhe studiuesish ushtarakë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page