SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | U GJET KUFOMA E GAZETARES ROKSANA (ROXANA) GUZMAN; U RRËMBYE NGA NJË BANDË E ARMATOSUR NGA SHTËPIA E SAJ 24 DITË MË PARË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 5 hours ago
- 2 min read

Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Kufoma e gazetares Roksana (Roxana) Guzman, e cila u rrëmbye nga një bandë e armatosur nga shtëpia e saj 24 ditë më parë, u gjet në një fermë.
Tetë veta janë arrestuar për vrasjen e saj, katër anëtarët e “Grupit Sombra” dhe katër oficerë të policisë bashkiake, të cilët i dhanë mbështetje logjistike grupit kriminal.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Shtetit të Verakruz-it pohoi zbulimin e trupit, vendndodhja e të cilit u zbulua nga njëri prej të arrestuarve, i njohur si “Delta 7”, i cili shërben në marinë.
Tre nga të pandehurit përballen me akuza për përfshirje të drejtpërdrejtë në rrëmbim, konkretisht:
1- Z. Javier Ivan, i njohur me pseudonimin “Delta 1” dhe udhëheqës i “Grupit Sombra”.
2- Z. Jose del Karmen Kadena Eskaigola (Carmen Cadena Escaigola), i njohur me pseudonimin “Delta 7”.
3- Z. Luis Arturo, i njohur me pseudonimin “Delta 11” ose “El Pelón”.
Këta të tre, sipas hetimit të Prokurorisë, vepruan në bashkëpunim me Karen Monserrat, e njohur si “La Hiena” (Hiena), në vrasjen e mëvonshme të gazetares.
Mëngjesin e 2 qershorit, rreth orës 6:00 të mëngjesit, tre burra të armatosur dhe të mbuluar me kapuç hynë me forcë në shtëpi.
Gazetarja arriti të regjistronte një pjesë të skenës në celularin e saj përpara se njëri prej sulmuesve ta rrëmbente atë.
Në video, burrat, të veshur me të zeza, po godisnin derën me çekiç. Vëllai i saj po u kërkonte të ndalonin dhe po i paralajmëronte se brenda në shtëpi kishte një foshnjë.
Kur burrat arritën të hynin, njëri prej tyre i drejtoi një armë, i bllokoi të pranishmit dhe e mori gazetaren me vete. Regjistrimi video u ndërpre aty.
Çështja e gazetares Roksana (Roxana) Guzman nuk filloi më 2 qershor.
Më 11 mars 2017, bashkëshorti i saj, Karlos (Carlos) Fernandez Eskalante (Escalante), u qëllua dhe u vra disa metra larg vendit ku ndodhej ajo.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




















Comments