VATIKAN | PAPA LEO XIV-të: JAM BIR I NJË KOMBI TË MADH TË FORMUAR NGA EMIGRANTËT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 3
- 1 min read
Vatikan | “Gjatë dyqind e pesëdhjetë viteve të fundit, për kaq shumë njerëz në mbarë botën, ka pasur një vendosmëri të palëkundur për të realizuar vizionin fisnik të Etërve Themelues për ta bërë Amerikën sinonim të lirisë, ndërsa vendi hapi dyert për valë të njëpasnjëshme emigrantësh, duke u lejuar atyre dhe fëmijëve të tyre të ndihmojnë në formësimin e së ardhmes së kombit.
Ishte e njëjta dashuri për lirinë që frymëzoi Shtetet e Bashkuara në orët më të errëta të shekullit të kaluar”.
Kështu tha Papa Leo XIV-të, nëpërmjet internetit, në prag të 4 korrikut, i cili këtë vit shënon 250-vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë.
“Si bir i këtij kombi të madh, të themeluar nga burra dhe gra të guximshëm që ëndërruan lirinë dhe një jetë më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre, bashkohem me ju duke kërkuar bekimin e Zotit për të ardhmen e Amerikës, që idealet e larta të mishëruara në fillim të Deklaratës së Pavarësisë të vazhdojnë të udhëheqin prosperitetin e kombit në unitet, drejtësi dhe paqe”, tha Papa Leo XIV-të kur mori Medaljen e Lirisë nga Filadelfia.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments