IZRAEL | MINISTRI I JASHTËM GIDEON SAAR: HOMOLOGU TURK HAKAN FIDAN PO NXIT GJENOCID KUNDËR IZARELIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 2 min read
Jeruzalem, Izrael | Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, akuzoi homologun e tij turk, Hakan Fidan, për deklarata që flasin për dehumanizim të popullit hebre, si dhe për nxitje të gjenocidit, në një intervistë televizive.
Ministri Saar postoi një video në rrjetin shoqëror virtual Iks (X) me një përkthim në anglisht të një interviste që ministri i Jashtëm turk dha për entin mediatik “Cnn Türk”, në të cilën ministri Fidan deklaroi se politika dhe mentaliteti i Izraelit janë bërë një barrë që njerëzimi nuk mund ta mbajë më.
Sipas përkthimit, ministri Fidani e përshkroi gjithashtu Izraelin si një nga problemet e përbashkëta të njerëzimit dhe bëri thirrje për ushtrimin e presionit ndërkombëtar kundër Izraelit.
Në postimin e tij, Ministri i Jashtëm Izraelit i përshkroi këto deklarata si të vjella dhe tha se ato përbëjnë nxitje të qartë për gjenocid.
“Dehumanizimi i popullit hebre dhe përshkrimi i tyre si një barrë e padurueshme është gjuha klasike e tiranëve më të mëdhenj të historisë”, shkroi ministri i Jashtëm Saar.
Ai i bëri thirrje botës së ndriçuar dhe aleatëve të Turqisë në NATO që ta dënojnë pa mëdyshje këtë thirrje të qartë për shkatërrimin e Izraelit.
Deklaratat e ministrit Fidan u nxitën nga njohja zyrtare e gjenocidit armen nga Izraeli, një karakterizim që Turqia e ka mohuar historikisht.
Qeveria turke e karakterizoi këtë njohje nga Izraeli si një akt politik hakmarrjeje dhe një taktikë shpërqendrimi.
“Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se Izraeli po përpiqet të mbulojë krimet e veta dhe të njollosë Turqinë me shpifje”, sipas agjencisë turke të lajmeve “Anadolu”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
















Comments