TIRANË | AUTORITETI KOMBËTAR I USHQIMIT (AKU): MBI 1.1 TON BAJAME ME ACID HIDROCIANIK JANË SHITUR NË TREG; MOS I KONSUMONI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 hours ago
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka lëshuar një alarm për një sasi bajamesh të importuara nga Mbretëria e Spanjës.
Njoftim | Në vijim të njoftimit të kategorisë, ALERT me temë: “Prani e acidit hidrocianik (HCN) mbi vlerën e lejuar në bajame me origjinë nga Spanja”, duke përbërë risk serioz për shëndetin e njeriut, në të cilin Shqipëria është etiketuar për ndjekje nga sistemi RASFF (Rapid Alert Sistem for Food and Feed).
Të dhënat e produktit:
Lloji i produktit: Ushqim.
Kategoria e produktit: fruta të thata.
Emri i produktit në etiketë: BLANCHED ALMOND EXTRA FINE (bajame).
LOT: LO12200001.
Datë skadence: 22/10/2026.
Operatori eksportues: Dryfo Menexopoulos Bros SA.
Operatori importues në Shqipëri:
ALBANIA SMART DISTRIBUTION.
N.N SHPK.
ALTA GROUP.
Nga verifikimi i kryer në këto subjekte rezulton se sasia e e importuar prej 1100 kg nga subjektet “Albanian Smart Distribution” dhe “N.N” kanë rezultuar të shitura tek konsumatori fundor.
Ndërsa nga sasia prej 100 kg e importuar nga subjekti “ALTA GROUP” janë 42 kg, bllokuar me destinacion asgjësimin e tij, dhe sasia prej 58 kg ishte shitur tek konsumatori fundor.
AKU i bën thirrje konsumatorëve që në rast se e kanë gjendje këtë produkt, ta kthejnë pranë pikave ku e kanë blerë, thuhet në njoftimin zyrtar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)























Comments