top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | TË PAKTËN 13 TË VDEKUR + 98 TË PLAGOSUR PËR SHKAK TË NJË AKSIDENTI HEKURUDHOR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 29, 2025
  • 1 min read

Meksiko Siti, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:

1- Të paktën 13 veta mbetën të vdekur dhe 98 të plagosur në një aksident hekurudhor; si pasojë e daljes nga shinat të Trenit Interoqeanik në rajonin Isthmus të Tehuantepek-ut.


Guvernatori i shtetit meksikan të Oaksakës, Salomon Jara Kruz (Salomón Jara Cruz), e bëri këtë njoftim në një mesazh të botuar në rrjetin social virtual Iks (X).


Jemi thellësisht të trishtuar, nga aksidenti hekurudhor që ndodhi pranë Nizandës, në komunën e Asunsion Ikstaltepek, ku udhëtonin 250 persona.


Deri më sot, 139 persona janë jashtë rrezikut për jetë, 98 janë plagosur dhe 36 po marrin trajtim mjekësor; 13 persona kanë humbur jetën.


Qeveria e Shtetit shpreh ngushëllimet e saj më të thella për familjet e atyre që humbën jetën në këtë aksident tragjik.


Ne ofrojmë mbështetjen dhe angazhimin tonë të plotë për familjet e atyre që udhëtojnë me Trenin Interoqeanik”, shkroi ai.


Treni Interoqeanik lidh Gjirin e Meksikës me Oqeanin Paqësor dhe konsiderohet një infrastrukturë strategjike për transportin e pasagjerëve dhe mallrave në pjesën jugore të vendit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page