top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | JORGE ARMANDO “N” U ARRESTUA; KONSIDEROHET ORGANIZATOR I VRASJES SË KRYETARIT TË BASHKISË SË URUAPANIT KARLOS (CARLOS) MANZO RODRIGUEZ MË 1 NËNTOR 2025.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 days ago
  • 1 min read
ree

Meksiko Siti, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Ministri meksikan i Sigurisë, Omar Garsia Harfuk (García Harfuch), njoftoi arrestimin e z. Jorge Armando “N”, i identifikuar si një nga organizatorët e vrasjes së kryetarit të bashkisë së Uruapan, Karlos (Carlos) Manzo Rodríguez, më 1 nëntor 2025.


Operacioni policor, siç specifikoi ai, u bë i mundur nga një hetim i përbashkët midis agjencive federale dhe zyrës së prokurorit të shtetit të Miçoakanit (Michoacán).


Ministri Garsia Harfuk (García Harfuch) zbuloi se i akuzuari është një nga udhëheqësit e një celule kriminale të lidhur me kartelin Jalisco Nueva Generación.


Sipas Ministrit të Brendshëm, analiza e komunikimeve dixhitale ka vërtetuar rolin e z. Jorge Armando “N” në udhëzimin dhe organizimin e sulmit, ndërsa dy bashkëpunëtorë, të gjetur më vonë të vdekur, ofruan mbështetje logjistike.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page