SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | AKSIDENT AUTOMOBILISTIK NË VERAKRUZ; TË PAKTËN 10 TË VDEKUR + 32 TË PLAGOSUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 26, 2025
- 1 min read

Verakruz, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | “Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Një aksident automobilistik ku u përfshi një autobus vrau të paktën dhjetë persona dhe plagosi 32 të tjerë në shtetin meksikan të Verakruzit (Veracruz”.
Kështu njoftuan autoritetet vendore të enjten në ditën e Krishtlindjeve.
Tragjedia ndodhi në komunitetin e Sondecomatlan të mërkurën, ndërsa automjeti po udhëtonte midis kryeqytetit, Meksiko Siti (Mexico City), dhe fshatit Çikontepek (Chicontepec).
Autoriteti bashkiak botoi një listë me të dhënat e 32 të plagosurve dhe spitalet ku u dërguan.
Aksidentet fatale rrugore që përfshijnë autobusë ose kamionë që transportojnë mallra janë të zakonshme në Meksikë. Ato shpesh i atribuohen shpejtësisë së tepërt ose defekteve mekanike.
Në fund të nëntorit, dhjetë persona vdiqën dhe 20 të tjerë u plagosën në një aksident të ngjashëm në shtetin e Miçoakanit (Michoacan).
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments