top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | DHOMA E PËRFAQËSUESVE E MEKSIKËS VOTOI PROJEKTLIGJIN QË NDALON TREGTIMIN E CIGAREVE ELEKTRONIKE; 8 VJET BURG PËR PRODHIMIN OSE SHITJEN E TYRE + 10700 € GJOBË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 8 hours ago
  • 1 min read
ree

Meksiko Siti, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Dhoma e Deputetëve të Shteteve të Bashkuara të Meksikës ka miratuar iniciativën e Presidentes Klaudia (Claudia) Sheinbaum për të ndaluar prodhimin dhe shitjen e cigareve elektronike dhe pajisjeve të avullimit.


Rregullorja gjithashtu ndalon çdo reklamim ose promovim përmes mediave të shtypura, dixhitale, televizive, radios ose mediave të tjera.


Me një votim përfundimtar prej 324 votash pro dhe 129 kundër, ligjvënësit miratuan projektligjin, i cili, ndryshon Ligjin e Përgjithshëm të Shëndetit dhe vendos dënime deri në tetë vjet burg dhe gjoba prej 10700 eurosh për ata që shkelin dispozitat e tij.


Pas gati nëntë orësh debati, projektligji iu dërgua Senatit për shqyrtim.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page