SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | PRESIDENTJA KLAUDIA (CLAUDIA) SHEINBAUM URDHËROI QË 1190 USHTARË TË KËRKOJNË 10 MINATORË TË RRËMBYER NË SINALOA NGA TRAFIKANTËT NDËRKOMBËTARË TË DROGËRAVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 2
- 1 min read

Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Një vendosje e paprecedentë forcash është duke u zhvilluar në shtetin meksikan të Sinaloas.
Me urdhër të Presidentes Klaudia (Claudia) Sheinbaum, 1190 trupa, përfshirë ushtrinë, forcat speciale dhe Gardën Kombëtare, u dërguan në komunën e Konkordias (Concordias) për të gjetur dhjetë punëtorët e minierës së argjendit, në pronësi të kompanisë kanadeze “Vizsla Silver”, të cilët, u rrëmbyen më 23 janar.
Operacioni, i koordinuar nga Ministri i Mbrojtjes, mori gjithashtu mbështetje ajrore nga tre helikopterë luftarakë dhe dy avionë të ushtrisë.
Guvernatori Ruben Roka Moia (Rubén Rocha Moya) theksoi natyrën e jashtëzakonshme të kësaj mase, e cila, nuk ishte miratuar kurrë më parë me një intensitet të tillë në kërkimin e personave të zhdukur në rajon.
Midis pengjeve kishte inxhinierë, gjeologë dhe zyrtarë të sigurisë.
Hetimet penale paraprake po synojnë një celulë kriminale të lidhur me “Los Chapitos”, bijtë e trafikantit ndërkombëtar të drogërave Zhoakuin (Joaquin) Guzman (i njohur si El Çapo), të cilët, aktualisht janë të përfshirë në një mosmarrëveshje të dhunshme territoriale me fraksionin rival të trafikantit tjetër ndërkombëtar të drogërave Ismael Zambada (i njohur edhe si “El Maio”).
Konflikti, i cili, synon kontrollin e burimeve minerale dhe territorit, ka detyruar tashmë zhvendosjen e mbi njëqind familjeve nga zona.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments