PRESIDENTJA E SHTETEVE TË BASHKUARA TË MEKSIKËS KLAUDIA (CLAUDIA) SHEINBAUM: AMERIKA LATINE NUK I PËRKET NJË DOKTRINE APO NJË FUQIE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 5
- 1 min read

Meksiko Siti, Shtetet e Bashkuara të Amerikës | “Meksika beson fuqimisht se Amerika nuk i përket një doktrine apo një fuqie. Kontinenti Amerikan u përket popujve të secilit prej vendeve që e përbëjnë atë”.
Kështu tha Presidentja meksikane Klaudia (Claudia) Sheinbaum në një konferencë për shtyp, duke përsëritur se historia e Amerikës Latine është e qartë dhe bindëse në pohimin se ndërhyrja ushtarake nuk ka sjellë kurrë demokraci, nuk ka gjeneruar kurrë mirëqenie apo stabilitet të qëndrueshëm.
Presidentja Sheinbaum, pasi bëri thirrje për respekt për sovranitetin dhe vetëvendosjen e popujve, shtoi se qeveria e saj bashkëpunon me Shtetet e Bashkuara në mënyrë të përgjegjshme dhe vendimtare në luftën kundër trafikut të drogës, për çështjet e sigurisë dhe për çështjet humanitare, me qëllim zvogëlimin e dhunës dhe ndërtimin e paqes së qëndrueshme.
Megjithatë, ajo deklaroi se dhuna në Meksikë është shkaktuar pjesërisht nga rrjedha e paligjshme e armëve nga Shtetet e Bashkuara dhe problemi serioz i përdorimit të drogës në vendin fqinj.
Presidentja Sheinbaum e përfundoi mesazhin e saj me frazën: “Bashkëpunim, po; nënshtrim dhe ndërhyrje, jo”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments