PRESIDENTJA MEKSIKANE KLAUDIA (CLAUDIA) SHEINBAUM MOHOI FLUTURIMET USHTARAKE AMERIKANE MBI TERRITORIN MEKSIKAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 19
- 1 min read

Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Presidentja Klaudia (Claudia) Sheinbaum mohoi praninë e fluturimeve ushtarake amerikane në hapësirën ajrore meksikane.
Deklarata vjen në përgjigje të një këshille të kohëve të fundit nga Autoriteti i Aviacionit Amerikan, i cili, të premten paralajmëroi linjat ajrore për ndërhyrje të mundshme në sistemet GPS të shkaktuara nga operacionet ushtarake në Paqësor.
E pyetur nga shtypi gjatë një vizite zyrtare në shtetin e Guanajuato, ajo tha se: “asgjë, nuk ka asgjë në territorin kombëtar”.
Presidentja Sheinbaum i bëri këto komente me mbërritjen e saj në Shën (San) Miguel de Allende, ku po kryesonte një aktivitet kushtuar Planit të Drejtësisë për popujt indigjenë Çiçimeka (Chichimeca) dhe Otomi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments