SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | PRESIDENTJA KLAUDIA (CLAUDIA) SHEINBAUM: NDRYSHIME TË MUNDSHME NË “TRAKTATIN E AMERIKËS SË VERIUT”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 22
- 1 min read

Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Presidentja Klaudia (Claudia) Sheinbaum shprehu besim në vazhdimin e marrëveshjes tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Monarkinë Kushtetuese të Kanadanë, ndërsa pranoi në mënyrë të qartë mundësinë e futjes së ndryshimeve ose variacioneve në tekstin përfundimtar.
Sipas saj, integrimi i thellë i zinxhirëve të prodhimit e bën të vështirë ndërprerjen e lidhjeve me Uashingtonin, pavarësisht tensioneve mbi tarifat dhe pasigurive gjeopolitike.
Megjithatë, qeveria po punon në mënyrë aktive për të shmangur varësinë nga një partner i vetëm.
“Përditësimi i marrëveshjes me Bashkimin Evropian është drejt përfundimit, dhe dialogu është duke vazhduar me Kinën, Brazilin dhe Singaporin për të siguruar tregti të drejtë”, tha Presidentja Sheinbaum.
Në të njëjtën kohë, në Forumin e Davosit, Meksika riafirmoi strategjinë e saj për tërheqjen e investimeve, duke u përqendruar në një model zhvillimi që kombinon rritjen ekonomike, drejtësinë sociale dhe qëndrueshmërinë mjedisore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments