top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | PRESIDENTJA KLAUDIA (CLAUDIA) SHEINBAUM: SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS MUND TË NA NDIHMOJNË DUKE NDALUAR TRAFIKIMIN E ARMËVE DREJT KARTELEVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 9
  • 1 min read

Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Presidentja Klaudia (Claudia) Sheinbaum tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të japin kontribut vendimtar në sigurinë e vendit duke ndaluar trafikun e paligjshëm të armëve në territorin meksikan.


Sipas entit mediatik “Milenio” Presidentja Sheinbaum se shumë nga armët e përdorura nga grupet kriminale vijnë nga tregu amerikan.


Ka diçka me të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të na ndihmojnë shumë; ndalimin e tregtisë së paligjshme të armëve në Meksikë”, Presidentja Sheinbaum.


Ajo vuri në dukje se të paktën 75% e armëve të përdorura nga kartelet e drogës vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një shifër e pranuar edhe nga Departamenti i Drejtësisë i ShBA-ës.


Bllokimi i këtij fluksi, do të zvogëlonte ndjeshëm kapacitetin operativ të organizatave kriminale”, tha ajo.

 

Presidentja Sheinbaum përsëriti gjithashtu se Qeveria meksikane nuk do të lejojë trupat amerikane në vend për operacione sigurie.


Ne thamë jo dhe vazhdojmë ta themi këtë me krenari”, tha ajo.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page