SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | PRESIDENTJA KLAUDIA (CLAUDIA) SHEINBAUM LAVDËROI BOTËRISHT KRYEMINISTRIN SPANJOLL PEDRO SANÇEZ (SÁNCHEZ) PËR QËNDRIMIN E TIJ NDAJ LUFTËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 7 days ago
- 1 min read

Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Presidentja Klaudia (Claudia) Sheinbaum e ka lavdëruar botërisht Kryeministrin spanjoll Pedro Sançez (Sánchez).
“E konsideroj angazhimin e tij për paqen, pavarësisht anëtarësimit në Aleancën Atlantike, si shumë të respektueshëm”, tha ajo.
Presidentja Sheinbaum tha se vendi i saj do të mbrojë gjithmonë parimet e mosndërhyrjes dhe zgjidhjen paqësore të konflikteve.
“Meksika do të mbështesë të gjitha përpjekjet për paqe”, theksoi ajo - duke i kërkuar gjithashtu Kombeve të Bashkuara të rifitojnë rolin e tyre themelor, pasi aktualisht nuk shihet askund në krizat ndërkombëtare.
Së fundmi, Presidentja Sheinbaum konfirmoi se Meksika do të marrë pjesë vetëm si një komb vëzhgues në Këshillin e Paqes të thirrur nga Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump).
“Ne u ftuam të merrnim pjesë, por refuzuam sepse besojmë se si Palestina ashtu edhe Izraeli duhet të njihen plotësisht si dy shtete”, tha ajo.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments