top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | PRESIDENTJA KLAUDIA (CLAUDIA) SHEINBAUM PARAQITI REFORMËN E RE ZGJEDHORE; MË PAK SHPENZIME DHE LARGIM PËR TË EMËRUARIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 1 min read

Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Presidentja Klaudia (Claudia) Sheinbaum ka prezantuar iniciativën e saj për reformën zgjedhore për të ulur kostot dhe për të forcuar pjesëmarrjen e qytetarëve.


Dokumenti, i paraqitur së bashku me Ministren e Brendshme Rosa Ikela (Icela) Rodriguez dhe menaxherin e projektit Pablo Gomez, do t'i dorëzohet Parlamentit të hënën e ardhshme.


Ndër ndryshimet kryesore janë eliminimi i listave të bllokuara për Parlamentin, të zgjedhura nga udhëheqësit e partive, dhe një ulje prej 25% e shpenzimeve të organizimit të zgjedhjeve, duke përfshirë edhe organet vendore.


Plani gjithashtu kërkon mbikëqyrje të rreptë të financimit, veçanërisht për të parandaluar përfshirjen e grupeve kriminale, dhe një fund të rizgjedhjeve të njëpasnjëshme për poste publike duke filluar nga viti 2030.


Të gjithë do të duhet të dalin në qendrat e votimit për të hedhur votën e tyre. Ata që e mbështesin iniciativën, në rregull; ata që duan të ruajnë privilegjin e listave zgjedhore do të gjykohen nga populli, pavarësisht nga partia e tyre politike.


Nuk është aspak siç tha opozita, se do ta kishim shkatërruar demokracinë. Këto janë reforma të thjeshta, shumë racionale që i përgjigjen kërkesave të njerëzve”, tha Presidentja Sheinbaum.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page