SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | PRESIDENTJA KLAUDIA (CLAUDIA) SHEINBAUM: MUND TË RIFILLOJMË DËRGESAT E NAFTËS NË KUBË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 hours ago
- 1 min read

Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Presidentja Klaudia (Claudia) Sheinbaum po shqyrton mundësinë e rifillimit të dërgesave të naftës në Kubë.
Vendimi vjen pas vendimit të Gjykatës së Lartë të ShBA-ës, e cila, rrëzoi tarifat e vendosura nga Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) kundër vendeve që eksportojnë naftë bruto në ishullin e Karaibeve.
Vendimi i gjykatës më të lartë të ShBA-ës në mënyrë efektive eliminon kërcënimin e tarifave hakmarrëse për Meksikën.
Gjatë një konference për shtyp, kreu i degës ekzekutive konfirmoi se qeveria e saj po analizon situatën e re përpara se të rifillojë tregtinë.
“Sanksioni nuk është më në fuqi sot, kështu që po verifikojmë. Do t'ju informojmë”, tha Presidentja Sheinbaum - duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me rifillimin e furnizimeve me energji.
Anulimi i tarifave amerikane, të vendosura fillimisht për arsye sigurie, rihap një kanal jetësor për furnizimet kubaneze.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments