SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | PRESIDENTJA KLAUDIA (CLAUDIA) SHEINBAUM: SANKSIONET AMERIKANE NDAJ KUBËS JANË TË PADREJTA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 8 hours ago
- 1 min read

Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Presidentja Klaudia (Claudia) Sheinbaum dënoi ashpërsimin e fundit të sanksioneve të Shtetetve të Bashkuara të Amerikës kundër Kubës.
Ajo e quajti kërcënimin e Uashingtonit për të vendosur tarifa tregtare ndaj vendeve që furnizojnë ishullin e Karaibeve me naftë shumë të padrejtë.
Presidentja Sheinbaum theksoi se këto masa ndëshkuese ndikojnë drejtpërdrejt në popullsinë kubaneze, e cila, tashmë po përballet me një krizë të rëndë energjitike, dhe shkelin parimin e sovranitetit kombëtar.
Qeveria meksikane riafirmoi qëndrimin e saj historik të solidaritetit me Havanën, duke kritikuar përdorimin e levave ekonomike si një mjet presioni politik.
Deklarata shënon një pikë të re të fërkimit diplomatik mes ShBA-ës dhe ShBM-ës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments