SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | PRESIDENTJA KLAUDIA (CLAUDIA) SHEINBAUM: LE TË QËNDROJMË TË BASHKUAR DHE TË QETË; NE PUNOJMË ÇDO DITË PËR PAQEN + SIGURINË + DREJTËSINË + MIRËQENIEN E MEKSIKËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 54 minutes ago
- 1 min read

Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | “Ministria e Mbrojtjes Kombëtare raportoi për operacionin e kryer nga forcat federale, i cili, rezultoi në disa pika kontrolli dhe incidente të tjera.
Ekziston koordinim i plotë me qeveritë e të gjitha shteteve; ne duhet të qëndrojmë të informuar dhe të ruajmë qetësinë”.
Kështu shkroi Presidentja meksikane Klaudia (Claudia) Sheinbaum Pardo në rrjetin social virtual Iks (X) - në komentet e saj pas vrasjes së drejtuesit të Kartelit të Gjeneratës së Re të Jaliskos, të quajtur Nemesio Oseguera Servantes (Cervantes) - i njohur rëndom si “El Menço” dhe valës së dhunës së kartelit.
“Njohja ime shkon për Ushtrinë, Gardën Kombëtare, Forcat e Armatosura dhe Kabinetin e Sigurisë. Ne punojmë çdo ditë për paqen, sigurinë, drejtësinë dhe mirëqenien e Meksikës”, tha ajo.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments