top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHTETET E BASHKUAR TË MEKSIKËS | PRESIDENTJA KLAUDIA (CLAUDIA) SHEINBAUM PRITI NË TAKIM NË PALLATIN KOMBËTAR DREJTUESIT E BLLEKROKUT (BLACKROCK).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuar të Meksikës | Presidentja Klaudia (Claudia) Sheinbaum u takua në Pallatin Kombëtar me drejtues të entit financiar “BlackRock” dhe “Global Infrastructure Partners”, për një takim të fokusuar në investimet në infrastrukturë dhe klimën financiare të vendit.


Në takim morën pjesë, ndër të tjerë, z. Leri (Larry) Fink, bashkëthemelues dhe drejtor ekzekutiv i BllekRokut (BlackRock); z. Serxho Mendez (Sergio Méndez), drejtues i BllekRokut të Meksikës (BlackRock Mexico); dhe z. Adebaio (Adebayo) Ogulesi, themelues i subjektit financiar “Global Infrastructure Partners” dhe drejtues i lartë në të njëjtën firmë.


Sipas presidencës, qeveria meksikane u përfaqësua nga Nënsekretari i Thesarit Edgar Amador Zamora.


Takimi, u zhvillua në mes të shqyrtimit të vazhdueshëm të marrëveshjes tregtare midis Meksikës, Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë dhe konfirmon vëmendjen e fondeve të mëdha ndërkombëtare drejt tregut meksikan”.


Kështu raportoi enti mediatik vendor “Excelsior”.


BllekRoku (BlackRock), firma më e madhe globale e menaxhimit të aseteve, ka qenë e pranishme në Meksikë që nga viti 2008 dhe është një investitor i madh në fondet e pensioneve, tregun e aksioneve dhe projektet e infrastrukturës në vend.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page