SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | PRESIDENTJA KLAUDIA (CLAUDIA) SHEINBAUM I KËRKOI AMBASADORIT AMERIKAN RONALD XHONSON (JOHNSON) TË MOS NDËRHYJË NË PUNËT E BRENDSHME TË LIDHURA ME LUFTËN KUNDËR DROGËS
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 days ago
- 1 min read
Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Presidentja Klaudia (Claudia) Sheinbaum iu përgjigj kërkesës së ambasadorit të ShBA-ës Ronald Xhonson (Johnson) që lufta kundër karteleve të drogës të mos politizohet.
Gjatë konferencës së saj të zakonshme për shtyp, ajo pranoi nevojën për bashkëpunim kundër krimit, por vuri kufizime të qarta për ndërhyrjen.
“Është e rëndësishme që ambasadorët të kufizohen vetëm në temën e bashkëpunimit dhe të respektojnë punët e brendshme të vendeve”, tha Presidentja Sheinbaum, duke përsëritur parimin kushtetues të vetëvendosjes.
Ajo bëri të qartë se qeveria dëshiron një marrëdhënie konstruktive me kombin fqinj, por kërkon respekt për sovranitetin meksikan.
“Çështjet e Meksikës u përkasin meksikanëve”, tha Presidentja Sheinbaum.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments