SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | GJENERALI RIKARDO (RICARDO) TREVILA TREJO DHE MINISTRI I MBROJTJES: GJYSMA E PLUMBAVE TË SEKUESTRUAR VIJNË NGA SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 11
- 1 min read

Qyteti i Meksikos së Ri, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Gjenerali Rikardo (Ricardo) Trevila Trejo, Ministri i Mbrojtjes i Meksikës, zbuloi në raportin e tij të fundit mbi sigurinë se:
1- “47% e municioneve të kalibrit të madh të sekuestruara nga krimi i organizuar gjatë këtij mandati vijnë nga objektet e Lleik Sitit (Lake City), në Misuri, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
Këto prova konfirmojnë se arsenali i karteleve furnizohet drejtpërdrejt nga prodhimi industrial amerikan, veçanërisht plumbat e kalibrit 50, të aftë të depërtojnë në blindazh.
Përballë këtij realiteti, administrata e vendit latino-amerikan po shqyrton zgjerimin e çështjes ligjore që është tashmë në zhvillim e sipër kundër prodhuesve amerikanë të armëve.
“Ne po vlerësojmë nëse duhet ta përfshijmë këtë aspekt në padinë e vazhdueshme që ka në zhvillim qeveria meksikane, pasi është një kompani private që tregton këto armë, edhe pse ato janë për përdorim ekskluziv të Ushtrisë Amerikane”, tha Presidentja meksikane Klaudia (Claudia) Sheinbaum.
Qëllimi është të zgjerohet përgjegjësia ligjore për të përfshirë jo vetëm ata që prodhojnë armë, por edhe ata që prodhojnë dhe shpërndajnë municionin që përfundon përtej kufirit.
Autoritetet meksikane argumentojnë se neglizhenca në zinxhirin e ruajtjes i lejon këto armë të nxisin dhunën në vend, duke e shndërruar çështjen e tregtisë në një krizë të sigurisë kombëtare.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments