SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | BANDAT KRIMINALE TË LIDHURA ME TREGTINË E DROGËS VRANË TEZEN DHE VAJZËN E TEZES TË MINISTRIT TË ARSIMIT MARIO DELGADO; GJATË NDJEKJES POLICORE U VRANË TRE TË DYSHUAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Dy të afërm të Ministrit të Arsimit të Meksikës, Mario Delgado, u vranë në shtëpinë e tyre në shtetin e Kolimës (Colima), në bregdetin e oqeanit Paqësor.
Vetë Ministri Delgado e bëri njoftimin në një mesazh të botuar në rrjetin social virtual Iks (X), në të cilin, raportoi vdekjen e tezes dhe kushërirës së tij, duke shprehur shqetësim, indinjatë dhe trishtim të thellë për incidentin.
Sipas zyrës së prokurorit, forcat e sigurisë identifikuan shpejt automjetin e përdorur nga sulmuesit; gjatë një ndërhyrjeje të mëvonshme, shkëmbyen zjarr me një grup subjektesh (meshkuj) të armatosur, tre prej të cilëve u vranë.
Në një shtëpi të lidhur me makinën e të dyshuarve, u gjetën gjithashtu armë që përputhen me ato të përdorura në vrasjet e dy grave.
Kolima (Colima) është shteti me shkallën më të lartë të vrasjeve në Meksikë. 81.08 vrasje për 100 mijë banorë në vitin 2025.
Rajoni është gjithashtu shtëpia e portit të Manzanillos, një nga portet kryesore të vendit, i cili, ka qenë vazhdimisht shënjestër e sekuestrimeve të narkotikëve dhe materialeve të prodhimit të drogës sintetike.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments