NË SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS U ZBULUA NJË VARR I PAPREKUR 1400-VJEÇAR QË U PËRKET ZAPOTEKËVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 25
- 1 min read

Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Presidentja Klaudia (Claudia) Sheinbaum njoftoi një zbulim të bërë nga Instituti Kombëtar i Antropologjisë dhe Historisë.
Bëhet fjalë për një varr zapotek që daton që nga viti 600 pas Krishtit, i vendosur në Luginat Qendrore të Oaksakës (Oaxacas).
“Është zbulimi më i rëndësishëm arkeologjik në Meksikë në dekadën e fundit për shkak të nivelit të ruajtjes dhe informacionit që ofron.
Varri, përfaqëson një dëshmi themelore të madhështisë mijëvjeçare të vendit, duke ofruar njohuri të pashembullta mbi organizimin shoqëror dhe botëkuptimin e këtij qytetërimi para-kolumbian”, tha ajo.
Hyrja e varrit dominohet nga figura e një bufi, që simbolizon natën dhe vdekjen, duke mbuluar fytyrën e një zoti zapotek.
Brenda, ruhen murale të jashtëzakonshme.
Muret përshkruajnë një procesion figurash me ngjyra të gjalla si okër, e kuqe dhe blu, që mbajnë oferta ceremoniale.
Një grup ekspertësh po punon aktualisht për të stabilizuar pikturat dhe për të studiuar artefaktet, duke konfirmuar rëndësinë thelbësore të vendit për të kuptuar kompleksitetin e kulturës zapoteke.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments