top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS U DORËZUAN SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS 37 TË PARABURGOSUR TRAFIKANTË DROGE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 17 minutes ago
  • 2 min read

Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Meksika u ka dorëzuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës 37 të paraburgosur të akuzuar për krime të rënda të trafikimit të drogës, si pjesë e bashkëpunimit dypalësh të sigurisë.


Transferimi u krye sot në mesditë në bordin e një avioni ushtarak “Hercules C-130” nga Aeroporti i Tolukës, pas një operacioni të nisur në orët e para të mëngjesit nga burgu i sigurisë maksimale Altiplano.


Midis të 37-ëve - raportuan mediat kryesore meksikane - janë udhëheqës dhe operativë të njohur të karteleve kryesore të drogës”.


Emrat e personave të shënjestruar përfshijnë:

1- Z. Rikardo Gonzales Sauseda (Ricardo González Sauceda), i njohur si “El Ricky”, udhëheqësi rajonal i Kartelit Verilindor.

2- Z. Pedro Inzunza Noriega, i njohur si “El Señor de la Silla”.

3- Z. Juan Pablo Bastidas Erenas, i njohur si “Payo Zurita”, të dy të lidhur me kartelin Beltrán Leyva.

4- Z. Armando Gomez Nunez, i njohur si “Delta 1”, kontakti i Deltas për Kartelin e Gjeneratës së Re Jalisco (CJNG).

5- Z. Daniel Alfredo Blanko (Blanco) Joo, i njohur si “El Cubano”, një operativ i Kartelit të Paqësorit dhe një objektiv kryesor i Byrosë Federale të Hetimit (FBI).


Sekretari i Shtetit për Sigurinë, Omar Garsia Harfuk (García Harfuch), konfirmoi se transferimi u krye në përputhje me ligjin dhe mekanizmat e bashkëpunimit dypalësh.


Të paraburgosurit u dërguan në disa qytete të ShBA-ës, duke përfshirë Uashingtonin, Hjustonin, Jorkun e Ri, Pensilvaninë, San Antonion dhe San Diegon, me autoritetet amerikane që u zotuan të mos kërkojnë dënimin me vdekje.


Ky operacion e çon në 92 numrin e kriminelëve të profilit të lartë të transferuar në Shtetet e Bashkuara nga administrata e Presidentes Klaudia (Claudia) Sheinbaum.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page