SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS DHE ARGJENTINA ARRITËN MARRËVESHJE MBI MINERALET KRITIKE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Argjentina dhe Shtetet e Bashkuara nënshkruan një marrëveshje mbi mineralet kritike në Uashington, në margjinat e samitit global të thirrur nga Shtëpia e Bardhë.
Marrëveshja, e përshkruar si një mjet kornizë për forcimin e furnizimit në nxjerrjen dhe përpunimin e mineraleve, u nënshkrua nga Ministri i Jashtëm argjentinas Pablo Kuirno (Quirno) dhe Nënsekretari i Shtetit i ShBA-ës Kristofër (Christopher) Landau.
Sipas një njoftimi për shtyp nga Ministria e Jashtme argjentinase, objektivi është të forcohen zinxhirët e vlerave më të fuqishëm dhe të diversifikuar, të nxiten investimet afatgjata dhe të përgjigjet kërkesës globale në rritje për teknologji të përparuara.
“Sekretari i Shtetit Marko (Marco) Rubio, mikpritës i takimit, theksoi - sipas entit mediatik “La Nación” - se Argjentina do të luajë një rol kyç për botën në tregun e mineraleve kritike, duke shfrytëzuar burimet, gjeologjinë dhe ekspertizën e saj në përpunim”.
Ministri i Jashtëm Kuirno (Quirno) përsëriti angazhimin e Argjentinës për t'u paraqitur si një partnere e besueshme në diversifikimin e zinxhirëve të furnizimit, duke theksuar potencialin e Argjentinës, veçanërisht në litium dhe bakër, dhe paketën e reformave të miratuar së fundmi për të tërhequr investime.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments