top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AUSTRALIA DHE KANADAJA NËNSHKRUAN MARRËVESHJE PËR TË PROMOVUAR DHE FORCUAR BASHKËPUNIMIN PËR MINERALET KRITIKE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 2
  • 1 min read
ree

Sindei, Australi | Australia tha të shtunën se nënshkroi një marrëveshje me Kanadanë për të promovuar dhe forcuar bashkëpunimin dypalësh dhe tregtinë e mineraleve kritike në takimin e G7 të ministrave të energjisë dhe mjedisit në Toronto”.


Ministrja e Burimeve Njerëzore, Medllin (Madeleine) King, tha se ajo dhe homologu i saj kanadez, Tim Hoxhson (Hodgson), nënshkruan deklaratën e përbashkët të qëllimit për bashkëpunim në fushën e mineraleve kritike, që synon thellimin e partneritetit të vendeve për mineralet kritike.


Vendet e G7-ës, përveç Japonisë, varen shumë ose ekskluzivisht nga Kina për një gamë materialesh, nga magnetet e metaleve të rralla deri te metalet e baterive.


Kanadaja këtë javë tha se donte të përqendrohej në bashkëpunimin me partnerët e G7-ës për të siguruar marrëveshje kritike për furnizimin me minerale, ndërsa priste takimin dy-ditor.


Pres me padurim të punoj me Kanadanë për të ndërtuar zinxhirë furnizimi elastikë që mbështesin inovacionin dhe rritjen ekonomike”, tha Ministrja King në një deklaratë.


Marrëveshja vjen pasi Kryeministri Entëni Ëllbeniz (Anthony Albanese) u takua në shtator me homologun e tij kanadez në Mbretërinë e Bashkuar për bisedime, përfshirë edhe mbi mineralet kritike, sipas deklaratave të qeverisë.


Australia dhe ShBA-ës muajin e kaluar ranë dakord për një marrëveshje të gjerë për mineralet kritike që synon të kundërshtojë dominimin e Kinës në këtë sektor.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page