SHBA-ës LËSHUAN INICIATIVËN “PROJEKTI VAULT” (PROJECT VAULT) ME KOSTO PREJ 12 MILIARDË $ PËR TË SFIDUAR REPUBLIKËN POPULLORE TË KINËS PËR MINERALET KRITIKE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 23 hours ago
- 2 min read

Uashington, Amerikë | Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të njoftojnë këtë javë një iniciativë publiko-private prej 12 miliardë dollarësh ($) të quajtur “Project Vault”, që synon të zvogëlojë varësinë nga Republika Popullore e Kinës për mineralet kritike që mbështesin industrinë e tyre të teknologjisë së lartë.
Një burim nga Shtëpia e Bardhë e pohoi këtë lajm për entin mediatik të Hong Kongut “South China Morning Post”.
Projekti parashikon krijimin e një rezerve të madhe strategjike tregtare të mineraleve kritike, të projektuar për të mbrojtur prodhuesit amerikanë nga ndërprerjet e furnizimit dhe paqëndrueshmëria e çmimeve të materialeve thelbësore për automjetet elektrike, gjysmëpërçuesit, motorët e avionëve dhe elektronikën e konsumit.
Kjo është rezerva e parë strategjike në shkallë tregtare në Shtetet e Bashkuara; deri më tani, rezervat minerale janë destinuar pothuajse ekskluzivisht për qëllime ushtarake.
Iniciativa mbështetet nga një kredi 15-vjeçare prej 10 miliardë dollarësh ($) nga Banka e Eksport-Importit, më e madhja në historinë e agjencisë, e mbështetur nga 1.67 miliardë dollarë ($) kapital privat.
Kompanitë e përfshira përfshijnë General Motors, Stellantis, Boeing, Corning, GE Vernova dhe Google, një degë e “Alphabet Group”.
Sipas burimeve, “Projekti Valut” (Project Vault) do të veprojë si një amortizator për të parandaluar bllokimin e linjave të prodhimit në rast të një tronditjeje të furnizimit.
Presidenti i ShBA-ës, Danlld Tramp (Donald Trump), pritet të takohet me drejtoreshën ekzekutive të General Motors, Meri (Mary) Barra, dhe sipërmarrësin e minierave, Robert Frillend (Friedland), ndërsa bordi i drejtorëve të Bankës së Eksport-Importit pritet të votojë për autorizimin e kredisë.
Më 3 shkurt, janë planifikuar fjalime publike nga Sekretari i Tregtisë Hauard Lutnik (Howard Lutnick), Sekretari i Brendshëm Daf (Doug) Burgum dhe drejtuesit e Bankës së Eksport-Importit, së bashku me udhëheqës të industrisë, në një aktivitet në Uashington.
Iniciativa pritet të kulmojë me nënshkrimin e rreth një duzine marrëveshjesh, me qëllim forcimin e diplomacisë ekonomike dhe përcaktimin e hapave të ardhshëm mbi financimin, investimet dhe qëndrueshmërinë e zinxhirit të furnizimit.
Administrata amerikane synon të plotësojë veprimin vendas me një dimension ndërkombëtar.
Më 4 shkurt, Uashingtoni do të presë Takimin e parë Ministror mbi Mineralet Kritike, të thirrur nga Sekretari i Shtetit Marko (Marco) Rubio.
Takimi synon të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar mbi zinxhirët e furnizimit dhe të zvogëlojë varësinë nga Republika Popullore e Kinës për mineralet strategjike, duke përfshirë edhe mekanizmat e mundshëm të stabilizimit të çmimeve.
Muajin e kaluar, Presidenti Tramp (Trump) udhëzoi gjithashtu Departamentin e Tregtisë dhe Zyrën e Përfaqësuesit të Tregtisë të negociojnë marrëveshje të reja tregtare mbi mineralet kritike të përpunuara dhe produktet e derivuara.
Në dokumentin përkatës, Presidenti Tramp (Trump) e quajti varësinë e tepërt të Amerikës nga burimet e huaja një dobësi të konsiderueshme të sigurisë kombëtare.
Sipas vlerësimeve të cituara nga autoritetet amerikane, Republika Popullore e Kinës kontrollon afërsisht 70 përqind të nxjerrjes globale të metaleve të rralla të tokës, por mban një pozicion edhe më dominues në përpunim dhe rafinim, i cili, përbën gati 90% të kapacitetit botëror.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments