top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHBA-ës + BASHKIMI EVROPIAN + JAPONIA SHPALLËN PARTNERITET STRATEGJIK MBI MINERALET KRITIKE | MEMORANDUM MIRËKUPTIMI BRENDA 30 DITËVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 4
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe Japonia kanë njoftuar një partneritet strategjik për të forcuar qëndrueshmërinë e zinxhirëve kritikë të furnizimit me minerale, të dominuar aktualisht nga Republika Popullore e Kinës; duke synuar një marrëveshje më të gjerë tregtare me partnerë me të njëjtat interesa, që mund të përfshijë çmime minimale të rregulluara në kufij dhe subvencione për të mbyllur diferencat e çmimeve.


Në një deklaratë të përbashkët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe Japonia thanë se ishin zotuar të finalizonin një memorandum mirëkuptimi mbi mineralet kritike brenda 30 ditëve.


Nisma synon të përcaktojë një marrëveshje kornizë për të krijuar një bllok tregtar preferencial, me mundësinë e vendosjes së çmimeve minimale që do të zbatohen edhe përmes tarifave të përbashkëta ndaj vendeve që nuk i përmbahen rregullave të rëna dakord.


Zv/Presidenti J.D. Vens (Vance) e bëri njoftimin në Uashington, duke hapur takimin e parë ministror kushtuar mineraleve kritike, të organizuar nga Sekretari i Shtetit Marko (Marco) Rubio.


Njoftimi pati një ndikim të menjëhershëm në tregje, me aksionet e kompanive minerare që u vunë nën presion në Uoll Strit (Wall Street).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page