top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHQIPTARËT BESOJNË TE DY KULTE: TE ZOTI DHE TE SPAK-u.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 24, 2024
  • 2 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Në matjet e fundit të Barometrit në periudhën 4 gjer në 14 maj të vitit 2024 institucionet shqiptare në mënyrë të përsëritur janë testuar për besueshmërinë që kanë tek qytetarët.

 

Duke marrë parasysh dinamikat në gjithë sistemin politik shqiptar aktualisht, fokus i veçantë i Barometrit ka qenë Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

 

Në një shkallë nga 0-10 qytetarët janë ftuar të tregojnë nëse kanë besim ose jo për një grup institucionesh kryesore të cilat kanë përgjegjësi dhe diktojnë realitetin në vend.

 

Në një listë prej 15 institucionesh në Shqipëri (përfshi dhe përfaqësi ndërkombëtare) si: Ambasada SHBA-së dhe Delegacioni i Komisionit të Bashkimit Europian, OSBE, SPAK, institucioni i presidentit, qeveria, policia, pushteti lokal, përfaqësuesit fetarë, media, shoqëria civile, gjyqësori, opozita, parlamenti dhe partitë politike, SPAK vazhdon të jetë i pari nga institucionet shqiptare me nivelin më të lartë të besueshmërisë krahasuar me gjithë institucionet e tjera shqiptare.

 

Nga 1000 të intervistuar ballë për ballë nga Barometri, 32 % e tyre kanë shprehur besim te SPAK-u duke e renditur atë si institucionin më të besueshëm ndër institucionet shqiptare.

 

Të renditur në krye të listës ashtu si dhe në matjet e mëparshme vazhdojnë të mbeten përfaqësi ndërkombëtare të cilat kryesohen nga Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, me 40.5% besim nga qytetarët shqiptar, dhe më pas nga Delegacioni i Komisionit të Bashkimit Europian me 35.8% besim.

 

Kjo është matje e përsëritur e Barometrit për të njëjtën temë, me të njëjtat pyetje dhe me të njëjtën shkallë matëse prej muajit nëntor të vitit 2022 e deri më sot.

 

Në katër matje të ndryshme, nëntor 2022, nëntor 2023, shkurt 2024, dhe sot, SPAK-u mbetet për vitin 2024 institucioni shqiptar më i besueshëm në vend.

 

Në muajin nëntor të vitit 2022 besueshmëria ndaj SPAK-ut ishte (14.2%), në muajin nëntor të vitit 2023 ishte (26.16%), në muajin shkurt të vitit 2024 ishte (33.6%) dhe në muajin maj të vitit 2024 ishte (32%).

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page