top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHOFERI I IGOR SMIÇIT DUKE DHUNUAR PAQERAUJTËSIT E KFOR-it | DEMASKOHET NGA EKSPERTI I SIGURISË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 31, 2023
  • 1 min read

Prishtinë, Kosovë | Eksperti i sigurisë dhe drejtori i “Institutit Octopus”, Agim Musliu, duke reaguar lidhur me protestën e dhunshme të serbëve në tri komunat veriore të Kosovës, ka thënë se njëri nga njerëzit më të dhunshëm ishte Danijel Smigiq, shoferi i njërit prej udhëheqësve serbë të “Listës Serbe”, Igor Simiq.


Në një video që ka qarkulluar gjatë dy ditëve të fundit ai pasqyrohet duke goditur pjesëtarët e “KFOR”-it me shkop gome policie, akt i kryer gjatë protestës së të hënës në Zveçan.


Shikoni videon se si Lista Serbe organizoi dhunën në protestën e djeshme, ku u lënduan mbi 25 ushtarë të NATO-s”, ka shkruar z. Musliu në një postim në Facebook, duke shtuar se Danijel Smigic, shofer i Igor Simicit (lider i L.Serbe) ishte një nga njerëzit më të dhunshëm.


Ndër të tjera në postimin e tij thuhet se Struktura ilegale dhe kriminale – njerëz të maskuar në protestat në veri. Instituti OCTOPUS shpreh shqetësimin se, në mesin e protestuesve mund të ketë edhe njerëz që janë të gatshëm për akte terroriste! Bashkëpunëtorët e Institutit OCTOPUS, kanë thënë se, protestuesit në terren janë duke u udhëhequr nga ish-policët e dorëhequr serbë të Policisë së Kosovës dhe anëtarë të strukturës kriminale (Mbrojtja Civile).


Sipas tij përgjegjës për pjesën e ish-policëve është Aleksandar Filipoviç, ndërsa përgjegjës për pjesën e të ashtuquajturës “Mbrojtja Civile” është Milun Milenkoviç “Lune”.

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page