SHKODËR | PREK GJONI U ARRESTUA; KONSIDEROHET I PËRFSHIRË NË AKTE DHUNE FIZIKE NDAJ GAZETARIT ERVIN DUSHI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 5 days ago
- 1 min read

Shkodër, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Prek Gjoni, me moshë 51 vjeç, pronar i rrjetit të shitoreve (marketeve) “Xhedis”.
Ai konsiderohet doras në ushtrim dhune fizike ndaj:
1- Z. Ervin Dushi, me profesion gazetar, ngjarje kriminale e ndodhur në datën 18.05.2026, në lagjen “Skënderbeg”, të Shkodrës.
Njoftim | Ky shtetas dyshohet se më datë 18.05.2026, rreth orës 20:00, në lagjen ‘Skënderbeg’, ka goditur me grushte shtetasin E. D., 46 vjeç, gazetar, për shkak të detyrës.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e konfliktit dhe përfshirjen e personave të tjerë në ngjarje, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments