SHKODËR | HAKI BAJRAMI MBETI I VDEKUR NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 1
- 1 min read

Shkodër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Z. Haki Bajrami, me moshë 77 vjeç, mbeti i vdekur në aksident automobilistik.
Njoftim | Shkodër.
Informacion paraprak.
Rreth orës 16:00, në lagjen “Liria”, një automjet tip kamion, me drejtues shtetasin A. P., ka përplasur këmbësorin, shtetasin H. B., 78 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi H. B.
Drejtuesi i automjetit shtetasi A.P., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments