top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHIMPAZEJA QË UDHËTOI NË HAPËSIRË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 31, 2024
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | 31 janar 1961: Shimpazeja Hem (Ham the Chimp), hyri në histori duke qenë hominidi i parë që udhëtoi në hapësirë, pjesë e Programit të Merkurit të SHBA.

Ai u zgjodh për t'u trajnuar në Qendrën Mjekësore të Hapësirës Ajrore Holloman bazuar në inteligjencën e tij të jashtëzakonshme dhe shëndetin e mirë.

Në misionin e tij, një raketë Mercury-Redstone e çoi atë në një lartësi prej 157 miljesh, ku ai përjetoi mungesë peshe.

Ai ia doli të kryente detyrat e tij të caktuara në hapësirë, gjë që tregoi se njerëzit do të ishin në gjendje të bënin të njëjtën gjë.

Ai u kthye në tokë vetëm me një hundë të mavijosur, dhe jetoi pjesën tjetër të jetës së tij, në Kopshtin Zoologjik Kombëtar, dhe Kopshtin Zoologjik të Karolinës së Veriut, përpara se të ngordhte në vitin 1983.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page